Merret vendimi për gazetaren – spiune ruse

Merret vendimi për gazetaren – spiune ruse

10:48, 07/08/2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka shpallur person të padëshiruar spiunen ruse, Daria Asmalova.

“Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Postimi i plotë:

Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës. 

Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco