'Seks për intervista', spiunes ruse që u ndalua në Kosovë i del fotografia me Karaxhiqin

'Seks për intervista', spiunes ruse që u ndalua në Kosovë i del fotografia me Karaxhiqin

23:43, 06/08/2022

Spinues ruse Daria Aslamova i është publikuar një fotografi me ish-presidentin e Republikës Serbe të Bosnjës, Radovan Karaxhiq.

Virussia, një faqe me serie dokumentarësh e ka publikuar këtë fotografi të saj në rrjetin social Twitter, duke thënë se ajo ka korruptuar të intervistuarit e saj me shërbime seksuale.

“Gazetarja ruse (lexo spiune ) #Daria#Aslamova korruptoi të intervistuarit e saj me shërbime seksuale. Ajo sot në Kosovë ka zbuluar se është thjesht një plakë e kohës së Putinit. Në këtë foto, së bashku me kriminelin serb #Radovan#Karaxhiq , ajo ishte një vajzë e re me shumë energji”, thuhet në këtë postim.

Virussia është një faqe e një serie me dokumentarë të transmetuar në RTJ dhe T7, e ku flitet per ndikimin rus në Kosovë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco