Gjuan me kallash në armë, inicohet rast ndaj vushtrriasit

Gjuan me kallash në armë, inicohet rast ndaj vushtrriasit

23:02, 27/07/2022

Në orët e paradites së sotme, në Stacionin Policor Vushtrri është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Mbi bazën e informacionit të pranuar, janë ndërmarrë veprime në drejtim të lokalizimit dhe identifikimit të lokacionit që ka rezultuar se në një shtëpi në fshatin Nevolan të Vushtrrisë, kishte organizim- aheng familjar, me ç’ rast në vendin ku ishin dëgjuar të shtënat në cilësi të provës materiale është konfiskuar një armë e gjatë AK 47 dhe gjashtë (6) gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar S.V., 58-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë në aheng.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ’’Përdorim i armës’’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco