Serbët, pak të informuar për targat RKS

Serbët, pak të informuar për targat RKS

20:36, 27/07/2022

Dikush u la porosi vozitësve serb në veri që mos t’i zëvendësojnë targat ilegale të Serbisë me ato të Kosovës.

Procesi i zëvendësimit të tyre nis më 1 gusht e përfundon më 30 shtator. Për këtë çështje  Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur takim informues me udhëheqësit e Qendrave për Regjistrimin e Automjeteve, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, rreth këtyre përgatitjeve, Klan Kosovës nuk iu kthye përgjigje as gjashtë ditë pas kërkesës.

Për procedurat rreth ndërrimit të targave, njoftimi i fundit i MPB ka datën 23 të këtij muaji.

Andaj, Miograd Miliçeviq nga organizata “Aktiv” po vlerëson se qeveria dështoi për të informuar qytetarët serbë për këtë çështje.

Makina me denominimet e vjetra të qyteteve kosovare llogariten të jenë rreth 8 mijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco