LVV:SHBA-ja s’e përmendi Asociacionin, por njohjen reciproke me Serbinë

LVV:SHBA-ja s’e përmendi Asociacionin, por njohjen reciproke me Serbinë

14:12, 27/07/2022

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me vizitën e Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurtit në Ëashington të cilët u pritën nga sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.

LVV-ja thotë SHBA-ja ka përmendur njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo formimin e Asocacionit të komunave serbe.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.

Në qendër pra e jo në fund. Në qendër të marrëveshjes njohja reciproke e jo asociacioni. Në qendër njohja e jo kompromisi. Kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka mbajtur këtë qëndrim që më pas u përkrah edhe nga presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken. Tash, për herë të dytë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin që njohja reciproke duhet të jetë në qendër të marrëveshjes Kosovë-Serbi” thuhet në njoftinin e LVV-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco