Dardan Molliqaj e 'deshifron' takimin e Osmanit e Kurtit me Blinken

Dardan Molliqaj e 'deshifron' takimin e Osmanit e Kurtit me Blinken

14:07, 27/07/2022

Kryetari i partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj ka reaguar pas takimit të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në SHBA dhe reagimet e shumta që ka pasur për këtë takim.

Sipas tij, takimi me sekretarin e shtetit Antony Blinken është shumë i rëndësishëm dhe se për këtë askush nuk ka pasur dyshime, përveç sipas Molliqajt, Osmanit e Kurtit.

Para se të ndodh marrëveshja finale me Serbinë, kryetari i PSD thotë se do të ketë kerkesë direkte për zbatimin e një aktgjykimi të Kushtetueses, e që ka të bëjë me pronën e manastirit të Deçanit.

Reagimi i plotë:

Gëzim për vete miq

Dy mënyra përdorimi kanë pasur përherë takimet në Amerikë: për avancimin e Kosovës në nivel politik, ndërkombëtar, dhe për konsum ditor, luftë lokale për pushtet. Se cili është përcaktimi i pushtetarëve në krye të shtetit do të shihet më shpejt se që besohet.
Se takimi me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken është tejet i rëndësishëm askush nuk e ka vënë në dyshim, deri me sot, më tepër se Kyreministri Kurti dhe Presidentja Osmani. Duke relativizuar dhe mohuar rëndësinë dhe kritikat kur ky takim nuk ndodhte. Ata e aktronin normalitetin. E minimizonin rëndësinë. Bënin retorikë. Tash që ndodhi takimi, shpërthyen nga gëzimi. Gëzim për vete miq.
Çka ndjehet nga ky takim është se u shkrinë disa raporte. Pra na paska qenë një problem aty. Por në kuadër të cilës qasje u pranua takimi? Test provues është marrëveshja me Serbinë dhe zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.
A u përdor Kosova si shkallë për raporte më të mira për veten e tyre? Cilat janë kërkesat, e cilat garanci u kërkuan në takim nga ShBA. E më kryesorja, në kuadër të cilës zgjidhje diskutuan? Ata nuk thanë asgjë të re. Pra jemi tek opsioni i vjetër, që nuk po vjetrohet.
Një gjë duket qartë nga sot që ripërcaktimi i kufirit nuk është temë, as çështje e Qeverisë Kurti. Çdo gjë ndryshe nga kjo është përjetësim i konfliktit. Mbajtja e tensioneve gjallë me Serbinë i konvenon vetëm atyre që nuk kanë guxim a vërtetësi në politikë.
Amerika është tregur mjaftueshëm e hapur për zgjidhje finale, sipas nevojës së Kosovës. Kurti e Osmani jo. Ata mbeten të ngujuar në pozicione sovraniste dhe të vetëmjaftueshmërisë. Theksimi i njohjes, por asnjëherë lloji i kompromisit, tregon shumë për substancën.
Njohja do duhej të ishte efekti politik i një marrëveshjeje përfundimtare. Por jo. Kur pozicion dhe kriter kryesor e ke njohjen në kuadër të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si projekt, atëherë dihet që do ta kesh AKS-në, pa njohje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco