Voziti 206 km/h në zonën ku kufizimi ishte 100 km/h, policia dënon kosovarin

Voziti 206 km/h në zonën ku kufizimi ishte 100 km/h, policia dënon kosovarin

13:59, 27/07/2022

Policia e Kosovës e ka dënuar një person për tejkalim të shpejtësisë.

Ai me veturën e tij ka vozitur 206 km/h në zonën ku kufizimi ishte 100km/h.

I njëjti është dënuar me 300 euro gjobë si dhe me tre muaj ndalim drejtimi i mjetit motoric në territorin e Kosovës.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 206 km/h (gjobitet me 300€, dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik në territorin e Republikës së Kosovës).

Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco