E gjithë situata e krijuar nga zjarret në Shqipëri, vatrat e fikura dhe vatrat aktive

E gjithë situata e krijuar nga zjarret në Shqipëri, vatrat e fikura dhe vatrat aktive

12:30, 27/07/2022

Temperaturat ekstreme dhe moti i thatë kanë provokuar vatra zjarri pothuaj në gjithë territorin e vendit. Shërbimi pyjor, forcat zjarrfikëse, policia dhe vetë banorët janë p♪7rfshirë në fikjen e zjarreve.

Situata e zjarreve ne vend

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

• Fshatin Goriçan, bashkia Dimal. • Fshatin Muçaj dhe fshati Marikaj, bashkia Vorë. • Fshatin Vorrozen dhe në lagjen nr. 5, bashkia Kavajë. • Fshatin Vakuf, bashkia Dibër. • Lagjen Zinxhira, bashkia Gjirokastër. • Fshatin Mursi, bashkia Konispol. • Fshatin Rranxa dhe fshati Barbullush, bashkia Vau-Dejës. • Fshatin Shirokë-Zogaj, fshati Vilëz dhe në lagjen “Dobraç, bashkia Shkodër. • Fshatin Delaj, fshatin Vukpalaj dhe fshatin Culaj, bashkia Malësi e Madhe. • Në njësinë administrative Pukë, bashkia Pukë. • Fshatin Kurçelaj, bashkia Klos. • Fshatin Ploçë, bashkia Selenicë. • Fshatin Veribob, bashkia Fier.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 442 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 47 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter. Helikopteri ka operuar në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë dhe në fshatin Halil, Bashkisë Krujë.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

• Fshatin Ndërshën, bashkia Mirditë • Fshatin Halil, bashkia Krujë • Fshatin Velçan, bashkia Berat • Fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe • Fshatin Qukës Skënderbej, bashkia Prrenjas.

Për shuarjen e këtyre vatrave gjatë ditës së sotme janë angazhuar forcat në nivel vendor dhe qendror si dhe kapacitetet nga toka dhe ajri. Përsërisim thirrjen për të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm në çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Mosraportimi në kohë i vatrave sado të vogla nxit përhapjen e tyre në sipërfaqe më të mëdha, ndaj bashkëpunoni me pushtetin vendor dhe shërbimin zjarrfikës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco