Gjykata e Gjilanit ia cakton 30 ditë paraburgim reperit Fero

Gjykata e Gjilanit ia cakton 30 ditë paraburgim reperit Fero

12:11, 27/07/2022

Gjykata Themelore e Gjilanit, ia ka shqiptuar masën prej 30 ditësh paraburgim reperit Fero nën akuzën për sulm.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E. i cili ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën VW Golf 6 ngjyrë e bardhë si pasagjerë të njëjtin e sulmon fizikisht i pandehuri F. Sh., duke e goditur me grushte dhe shkelma disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, deri sa ndërhynë persona të tjerë të pranishëm për ta larguar të pandehurin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

“Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës penale”, përfundon komunikata e Gjykatës së Gjilanit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

Fero është i njohur për shumë vepra penale, teksa nuk kanë munguar ndër vite përleshjet me njerëz të tjerë.

Madje, një video teksa shihej duke u përleshur me disa persona në një lokal në Prishtine, ishte bërë virale.

Kujtojmë që Fero ishte dënuar për armëmbajtje pa leje.

Reperët kosovarë janë treguar shumë problematik në muajt e fundit. Madje, si pasojë e inateve, një person ka humbur jetën në Ferizaj muaj më parë.

Dhuna që vrau një person në Ferizaj

Një vrasje që ndodhi në maj në Ferizaj kishte tronditur opinionit kosovar.

Atëbotë gazeta Nacionale kishte mësuar se i përfshirë në vrasje ishte vëllau i reperit Buta, Qëndrim Januzi.

I dyshuari dhe viktima deri vonë kishin qenë miq, por kohëve të fundit kishin pasur disa probleme.

Disa ditë para se të ndodhte vrasja, reperit Buta i ishte djegur edhe vetura. Nacionale raportoi se kishte dyshime, që veturën e Butës e kishte djegur pikërisht personi me inicialet G.H që mbeti i vdekur.

Problemet mes reperëve

SULMI NDAJ FEROS

Sulmi ndaj reperit të “Gang gang”, Fero ishte kryefjala e mediave vite më parë. Reperi u sulmua nga 4 persona teksa dilte nga një kinema në Prishtinë. Pak orë më vonë u publikua edhe video ku shiheshin 4 djem duke grushtuar dhe shkelmuar Feron. Nuk vonoi shumë dhe njëri prej sulmuesve doli hapur. Reperi Ligrit Uka postoi një foto në Instastory ku tregonte se ishte ai njëri prej djemve që kishin rrahur Feron.

ZËNKA MES LEDRIT, GJIKOS ETJ

Një tjetër zënkë kishte pasur dhe mes reperave si Ledri Vula, Gjiko, Real One dhe Dj Blunt.

Dj Blunt kishte vërshuar në Instagram më një seri videosh ku ofendon rëndë Gjikon, Ledri Vulën dhe menaxherin Faton Shoshi. Por ky sherr virtual eskaloi, aq sa Gjiko dhe Shoshi i shkuan menjëherë në shtëpi DJ Bluntit për t’u përballur fizikisht me të.

Pavarësisht se kjo histori u përfol shumë në rrjetet sociale ende nuk është mësuar shkaku i vërtetë i kësaj ngjarje.

PLAGOSJA OTR-BABASTARS

Historia e konflikteve mes OTR dhe Babastars kishte nisur gati një dekadë më parë. Reperi Noizy u përlesh me anëtarët e labelit kosovar në Zvicër, ndërsa vazhdimisht nuk kanë munguar ‘thumbat’ mes tyre përmes këngëve të publikuara.

Noizy nuk ka hezituar që të tallet me reperin Cozman duke ia përmendur atij të dashurën Tunën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco