Ministri Latifi nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me USAID

Ministri Latifi nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me USAID

12:08, 27/07/2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ministri Rifat Latifi, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me USAID, përmes të cilit do të adresojë sfidat në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore, duke përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies.

Përmes një njoftimit të MSh-së, thuhet se USAID ka kryer një analizë në Ministrinë e Shëndetësisë, me synim të përmirësimit të proceseve brenda Ministrisë, me fokus në prokurimin publik.

“Si rezultat i kësaj, Ministria e Shëndetësisë ka qenë, në mesin e disa institucioneve lokale dhe qendrore, që USAID i ka përzgjedhur për kryerjen e një analize të tillë si pjesë e projektit për të ofruar përkrahje në përmirësimin e proceseve të brendshme. Ceremonia e lansimit të aktivitetit të USAID-it që u mbajt sot në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënon prezantimin e përkrahjes pesë vjeçare që USAID do t’i jap Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, aktivitet ky që do të adresojë sfidat e gjata në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore, duke përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies. Me këtë rast, Ministri Latifi shprehu mirënjohjen e tij të thellë për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po japin për Ministrinë e Shëndetësisë përmes projektit të USAID, duke nënvizuar se “jemi e vetmja Ministri që është përfshirë në këtë projekt”, i cili do të kontribuojë në mënyrë esenciale në arritjen e objektivave për avancimin e proceseve të punës në Ministri në përgjithësi, dhe në veçanti për fushat tejet të rëndësishme të prokurimit dhe financave”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco