Arrestohet burri i cili po bashkëjetonte me një të mitur në Prizren

Arrestohet burri i cili po bashkëjetonte me një të mitur në Prizren

11:34, 27/07/2022

Një burrë është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti dyshohet për veprën “Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç”.

Siç njofton Policia e Kosovës, i njëjti e kishte marrë viktimën dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Pas arrestimit të të dyshuarit, viktima është lokalizuar dhe dërguar te familja e saj.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco