Kurti thotë se marrëveshja për energjinë është rezultat i punës së tyre

Kurti thotë se marrëveshja për energjinë është rezultat i punës së tyre

12:31, 21/06/2022

 

 

Kosova dhe Serbia sot në Bruksel kanë miratuar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri.

Këtë e ka quajtur lajm të mirë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se ky është rezultat i punës së Qeverisë që ai e udhëheqë.

Tutje Kurti ka thënë se së shpejti do të fillojë edhe faturimi i rrymës për komunat në veri.

I pyetur se a është marrëveshje që e kanë kritikuar si Lëvizje Vetëvendosje, Kurti ka thënë se një situatë e tillë është trashëguar nga të tjerët.

“Por është mirë që do fillojë inkasimi i energjisë në veri sepse i është shkaktuar dëm i madh Kosovës”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco