Shtyhet afati i aplikimit në konkursin për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023

Shtyhet afati i aplikimit në konkursin për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023

12:11, 21/06/2022

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për shtyerjen e afatit të aplikimit në konkursin e hapur për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023, raporton Syri.net Kosova.

"Ju njoftojmë se Ministria e Mbrojtjes, mundësinë e aplikimit në konkursin për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023, e zgjatë deri më datën 30.06.2022 në ora 16. Afati i aplikimit shtyhet për shkak të kërkesave të shumta nga maturantët e shkollave të mesme të cilët këtë javë janë në proces të testit të maturës", thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Njoftim
Ju njoftojmë se Ministria e Mbrojtjes, mundësinë e alikimit në konkursin për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023, e zgjatë deri më datën 30.06.2022 në ora 16.
Afati i aplikimit shtyhet për shkak të kërkesave të shumta nga maturantët e shkollave të mesme të cilët këtë javë janë në proces të testit të maturës.
Konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në këto qendra:
- Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së - Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark” në Prishtinë;
- Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë - Cikli i Studimeve Bachelor
- Akademinë Ushtarake të Republikës së Turqisë;
- Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë; dhe
- Akademinë Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore.
Aplikimi dhe njoftimi për kadetë te FSK-së është online në adresën: https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta shikoni edhe në web faqen e MM-së: https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit.
Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.
Ministria e Mbrojtjes fton të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes.
Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria jonë me mision të shenjtë, prandaj do të përzgjidhen vetëm më të mirët nga më të mirët.
Vazhdojmë së bashku drejtë sukseseve të radhës!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco