Qeveria Kurti dështon ta bëjë shef të inteligjencës financiare ish-drejtorin e stacionit të autobusëve

Qeveria Kurti dështon ta bëjë shef të inteligjencës financiare ish-drejtorin e stacionit të autobusëve

12:02, 21/06/2022

Është anuluar konkursi për Drejtor të Njësisë për Inteligjencë Financiare e Republikës së Kosovës. Arsyeja e anulimit sipas vendimit është sepse kandidatët e thirrur në intervistë nuk e kanë kaluar pragun e kërkuar për këtë pozitë.

Gazeta Insajderi kishte raportuar edhe më herët për emrat dhe personat që janë favorizuar nga Qeveria për të parin e Inteligjencës Financiare, agjenci që pos tjerash mbështet edhe institucionet e drejtësisë në hetime penale.

Insajderi merr vesh që nga intervistimet, komisioni i Ministrisë së Financave që drejtohet nga Klit Shala, u.d. Drejtor i Zyrës Ligjore në  këtë ministri, do të vlerësonte me pikë më së shumti kandidatin e parafundit në listën e ngushtë, Luan Hoti.Image

Luan Hoti, që sipas burimeve të Insajderit është i preferuari i Qeverisë për kreun e Inteligjencës Financiare, një agjenci shumë e rëndësishme mbështetëse edhe për hetimet penale, deri në fillim të tetorit 2021 ishte Kryeshef i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, ndërmarrje nën menaxhimin e komunës së Prishtinës. Ai ishte zgjedhur në këtë pozitë në fund të janarit të vitit 2019.

Që nga mesi i tetorit të vitit të kaluar në faqen e zyrës së Kryeministrit të Kosovës figuron një konkurs, që në publik dihet pak se çka ka ndodhur me të.

“KONKURS për Drejtor të Njësisë për Inteligjencë Financiare e Republikës së Kosovës”, është titulli i këtij njoftimi i bërë më 15 tetor 2021, por që nuk ka në këtë vend asnjë dokument, derisa vetë dokumentet e aplikimit janë nxjerr në faqen e Ministrisë së Financave, nën të cilën operon Inteligjenca Financiare.

Aktualisht këtë institucion e drejton, Behar Xhema, që ishte një nga zëvendësdrejtorët e tash ushtrues i detyrës së Drejtorit. Ai u caktua u.d. i drejtorit pas shkarkimit të ish-drejtorit të NjIF, Dardan Nuhiu.

Derisa procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri të NjIF-it është mbajtur larg mediave, Insajderi merr vesh se tashmë një listë e garës së ngushtë është përpiluar nga Ministria e Financave, Punës e Transfereve e drejtuar nga Hekuran Murati.

Në këtë listë të ngushtë, figuron edhe emri i vetë u.d. Drejtorit të NjIF-it, Behar Xhema, që është radhitur i dyti aty.

Fetah Zejnullahu është i pari në këtë listë të ngushtë për kreun e Inteligjencës Financiare, derisa pas tij e Xhemës në garë janë edhe Edi-Daci Prapashtica, Blerim Rudi, Mentor Ferizi, Ardiana Bakija, Safije Beseni, Luan Hoti e Bujar Sadiku.

Siç merr vesh Insajderi për këtë listë të ngushtë, për disa nga kandidatët në garë, tashmë janë zhvilluar edhe intervistimet. Në proces të intervistimit kanë qenë edhe përfaqësues të Ambasadës Britanike në Kosovës që janë të përfshirë edhe në shumë konkurse.

Insajderi merr vesh që nga intervistimet, komisioni i Ministrisë së Financave që drejtohet nga Klit Shala, u.d. Drejtor i Zyrës Ligjore në  këtë ministri, do të vlerësonte me pikë më së shumti kandidatin e parafundit në listën e ngushtë, Luan Hoti, me çka përfaqësuesit britanikë në proces nuk janë pajtuar deri tash dhe aktualisht procesi ka ngecur.

Luan Hoti, që sipas burimeve të Insajderit është i preferuari i Qeverisë për kreun e Inteligjencës Financiare, një agjenci shumë e rëndësishme mbështetëse edhe për hetimet penale, deri në fillim të tetorit 2021 ishte Kryeshef i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, ndërmarrje nën menaxhimin e komunës së Prishtinës. Ai ishte zgjedhur në këtë pozitë në fund të janarit të vitit 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco