Buxhetit të Kosovës i shtohen edhe mbi 150 milionë euro

Buxhetit të Kosovës i shtohen edhe mbi 150 milionë euro

11:08, 21/06/2022

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, me shtatë vota pro dhe një abstenim, miratoi në raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Me këtë rishikim, buxhetit  të Kosovës i shtohen edhe mbi 150 milionë euro.

Në seancën e së enjtes në Kuvend, pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin për vitin 2022.

Mbledhja e Komisionit është duke vazhduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco