Policia ndalon kontrabandën në malet rreth zonës kufitare, kap mish, pije e pjesë të automjeteve

Policia ndalon kontrabandën në malet rreth zonës kufitare, kap mish, pije e pjesë të automjeteve

11:02, 21/06/2022

Policia e Kosovës, njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

Mbrëmë njësia e taskforcës nga drejtoria e lartcekur gjatë kryerjes së detyrave të rregullta dhe vëzhgimit,  në prita të befasishme, ka arritur të vërejë dhe përcjellë hyrjen e disa mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Serbia në Kosovë, me ç’rast ka arritur të parandalojnë kontrabandimin me mallra, ku si rrjedhojë janë kapur mallra të ndryshme, si pije alkoolike, mish i bluar, pjesë të automjeteve, fletore etj.

Njësia e Policisë Kufitare me mbështetjen e Hetimeve Rajonale dhe në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit janë duke punuar intensivisht për hetimin e rastit si dhe parandalimin e rasteve të tilla,  ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco