Njihuni me zyrtarët që tërhoqën mijëra euro nga Trusti, por tani po e kundërshtojnë atë

Njihuni me zyrtarët që tërhoqën mijëra euro nga Trusti, por tani po e kundërshtojnë atë

10:52, 21/06/2022

Qytetarët tash e disa muaj po kërkojnë mundësimin e tërheqjes së një pjese të mjeteve të Trustit.

Iniciativa për këtë ishte nisur nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ndërsa qytetarët kanë krijuar edhe një grup në Facebook për ta çuar përpara këtë kauzë.

Njëri nga themeluesit e grupit “PRO TERHEQJES 30% TË TRUSTIT”, së fundi ka postuar emrat e zyrtarëve të VV-së dhe familjarëve të tyre, të cilët kishin tërhequr mjete nga Trusti.
Keta janë zyrtarët e VV-së dhe familjarët e tyre qe kanë tërhequr mjete nga Trusti:

  1. Bashkëshorti i Mimoza Kusari shefes se GP të VV-së ka tërhequr nga Trusti 4,012 euro.
  2. Deputeti Salih Zyba me bashkëshorten e tij kanë tërhequr nga Trusti gjithsej 2,241 euro.
  3. Deputeti Enver Dugolli ka tërhequr nga Trusti 2,976 euro.
  4. Deputeti Adnan Rrustemi ka tërhequr nga Trusti 2,084 euro.
  5. Deputeti Visar Korenica ka tërhequr nga Trusti 1,762 euro.
  6. Deputetja Arijeta Rexhepi ka tërhequr nga Trusti 1,200 euro.
  7. Deputetja Jeta Statovci ka tërhequr nga Trusti 480 euro.
  8. Ministri Liburn Aliu ka tërhequr nga Trusti 2,658 euro
  9. Ministrja Albulena Haxhiu ka tërhequr nga Trusti 2,390 euro
  10. Ministri Faton Peci ka tërhequr nga Trusti 918 euro.

Deri më tani janë mbajtur dy protesta në Prishtinë, për të bindur deputetët që të votojnë pro projektligjit për tërheqjen e Trustit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco