Maloku: Kosova dhe Shqipëria nuk i zbatojnë marrëveshjet por vetëm i nënshkruajnë

Maloku: Kosova dhe Shqipëria nuk i zbatojnë marrëveshjet por vetëm i nënshkruajnë

10:17, 21/06/2022

Profesori universitar, Fadil Maloku foli për marrëveshjet e nënshkruara sot në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Maloku tha se nuk ka seriozitet në implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

Ai tha se edhe në të kaluarën ka pasur marrëveshje të tilla mes dy vendeve, mirëpo se nuk janë implemetuar.

“Handikepi i gjithë kësaj është që nuk ka pragmatikë, nuk ka prakticitet, nuk ka seriozitet në implementimin e asaj çka merren vesh apo dakordohen  mes vete dy qeveritë. Nuk i zbatojnë marrëveshjet të cilat në fakt zotohen se do t’i kryejnë. Në fakt i nënshkruajnë, por nuk i kryejnë, shembull punën e abetares së përbashkët për të cilën flitet që nga viti 2012, domethënë e kemi marrëveshjen por nuk e kemi një implementim”, tha  Maloku.

Maloku theksoi se Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ju mungon konsultimi mes vete për ngjarje që prekin interesin e përgjithshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco