Kroacia vendos çmime fikse për naftën, do të shitet më shtrenjtë vetëm në autostrada

Kroacia vendos çmime fikse për naftën, do të shitet më shtrenjtë vetëm në autostrada

09:52, 21/06/2022

Qeveria në Kroaci, gjatë ditës së djeshme miratoi masat e reja lidhur me çmimin e karburanteve.

Çmimet e karburanteve në të gjitha pompat e karburanteve përveç autostradave janë fikse me çmimet si në vijim:13,08 kuna për eurodizelin që në euro i bie 1.74 centë dhe 13,50 për benzinën, apo 1.79 centë.

Në autostrada, çmimet rriten në 14,57 kuna për Eurodiesel dhe 14,06 për benzinë.

Kryeministri Andrej Plenkoviq foli për masat e reja.

“Ne kemi vendosur të intervenojmë përsëri. Ne po rregullojmë çmimet aktuale për të gjitha pikat e karburantit, përveç autostradave,” tha Plenkoviq.

“Do të ketë rritje të çmimeve në autostrada”, u shpreh ai.

Dekreti i qeverisë që mundëson këto çmime do të zbatohet nga sot dhe, sipas Plenkoviqit, do të vlejë dy javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco