Hoti: Shqipëria mbetet zëri jonë

Hoti: Shqipëria mbetet zëri jonë

09:50, 21/06/2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama,  me të cilin kanë zhvilluar bisedë miqësore për dy vendet, Kosovë-Shqipëri.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se dy vendet i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik.

Hoti po ashtu tha se derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i tyre.

“Bisedë miqësore për dy vendet tona, të cilat, përveç gjuhës e gjakut, i lidh rruga drejt integrimit euroatlantik. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë”, ka shkruar Hoti në Facebook

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco