Dyshohet se babai  e qëlloi të birin me kallashnikov, mësohet identiteti i të vrarit në Podujevë

Dyshohet se babai e qëlloi të birin me kallashnikov, mësohet identiteti i të vrarit në Podujevë

20:14, 13/06/2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës pasditen e sotme.

Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, kallashnikov.

Në anën tjetër, burimet e Syri.net Kosova bëjnë me dije se të përfshirë në këtë rast janë babë e bir.

Sipas këtyre burimeve, N. Ismajli ka vrarë djalin e tij E. Ismajli me armë zjarri.

Poashtu mësohet se i dyshuari për kryerjen e këtij akti është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Me poshtë e gjeni deklaratën e Policisë së Kosovës për këtë rast:

Rreth orës 18:00, është raportuar  për të shtëna  me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka  humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent.

Policia ka iniciuar një hetim me synim  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.

Lexoni  edhe: Ky është personi që dyshohet se e vrau djalin në Podujevë

Vrasja në Podujevë, arrestohet babai që dyshohet se la të vdekur djalin e tij për motive pronësore

Vritet një person në Podujevë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco