Pse u vra serbi në Gjermani? – flet vëllai i Rrustem Llapit

Pse u vra serbi në Gjermani? – flet vëllai i Rrustem Llapit

18:45, 29/04/2024

Një burrë nga Kosova, i njohur si Rrustem Llapi, është arrestuar në Gjermani, nën dyshimin se e ka vrarë një serb brenda një lokali në Dyseldorf.

Lidhur me këtë rast, përmes telefonit ka folur në Klan Kosova, Ramadan Rushiti, vëllai i dorasit, i cili tha se nuk i di shkaqet që dërguan deri te vrasja.

”Aq sa dini ju portalet, aq dimë edhe ne. Vëllai im ka qenë një njeri shumë i dashur, jo drogirash – iu garantoj që as shijen e alkoolit nuk e di çfarë është”.

”Unë kam komunikuar edhe me gruan e tij dhe me djem. As ata nuk e dinë qysh dhe pse”.

”Iu garantoj që është një njeri shumë i mençur dhe i matur, pa qenë ngushtë diçka ai nuk do të shtinte me armë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco