Ky është personi që dyshohet se e vrau djalin në Podujevë

Ky është personi që dyshohet se e vrau djalin në Podujevë

20:05, 13/06/2022

Mesditën e sotme ka ndodhur një vrasje në fshatin Peran të Komunës së Podujevës.

Sipas burimeve të Indeksonline babai ka vrarë djalin e tij me armë zjarri.

Të njëjtat burime konfirmojnë se personi që vrau djalin e tij është Naim Ismajli, zjarrfikës.

 
Ndryshe, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
 
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka konfirmuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco