Vritet një person në Podujevë

Vritet një person në Podujevë

19:46, 13/06/2022

Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në fshatin Peran të Podujevës. Atje ka mbetur i vdekur një person. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent”, është shprehur Borovci.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco