Vrasja në Podujevë, arrestohet babai që dyshohet se la të vdekur djalin e tij për motive pronësore

Vrasja në Podujevë, arrestohet babai që dyshohet se la të vdekur djalin e tij për motive pronësore

19:48, 13/06/2022

Ishte raportuar pak më parë për një rast tragjik që ka ndodhur sot në fshatin Peran të Podujevës, ku mbeti i vdekur një person pasi u qëllua me armë të zjarrit. 

Të riun dyshohet se e vrau babai i tij, thonë burimet brenda Prokurorisë.

Të njëjtat burime kanë konfirmuar për Sinjalin se i dyshuari, babai i viktimës tashmë është arrestuar, por ende nuk e ka pranuar veprën të cilën dyshohet se e ka kryer.

Mësohet se vrasja ndodhi si shkak i problemeve pronësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco