Vjedhje në Teqenë e Gjakovës, hajni kapet nga Policia

Vjedhje në Teqenë e Gjakovës, hajni kapet nga Policia

19:55, 12/06/2022

Një person është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se plaçkiti një teqe tek Çarshia e vjetër në Gjakovë.

E gjetja e personit që bëri këtë vepër mesnatën e së shtunës, ishte lehtë e zbulueshme.

Ai u identifikua nga Policia e Kosovës falë kamerave të sigurisë që gjenden gjithandej brenda kësaj faltore.

Ndërsa, siç mëson Klani, grabitësi i kapur nga policia tashmë ka pranuar faj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco