QKMF në Fushë Kosovë, 3 javë pa pediatër

QKMF në Fushë Kosovë, 3 javë pa pediatër

19:54, 12/06/2022

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë ka rreth 3 javë që është pa pediatër.

Drejtori i QKMF-së, Osman Maxhera, thotë se sipas udhëzimit administrativ kujdesi parësorë nuk ka të drejtë të punësojë pediatër.

“Ata deri tash kanë qenë në cilësinë e konsultantëve dhe tashmë janë pensionuar. Komuna pavarësisht kësaj e ka shpallë një konkurs më herët për pediatër duke i pasë parasysh nevojat dhe nuk ka konkurruar askush, tash është duke u përsëritë.” tha Maxhera.

Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, përmes telefonit bëri të ditur se janë duke pranuar aplikues për pediatër në konkursin që e kanë hapur.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco