Kosova shënon 23 vjetorin e çlirimit/ Fatmir Mediu: Mirënjohje e lavdi dëshmorve dhe udhëheqësve

Kosova shënon 23 vjetorin e çlirimit/ Fatmir Mediu: Mirënjohje e lavdi dëshmorve dhe udhëheqësve

18:59, 12/06/2022

Sot Kosova shënoi 23-vjetorin e çlirimit nga Serbia.

Përveç ditës së sotme ku ka pasur shumë aktivitete, edhe për nesër janë paralajmëruar një mori të tilla.

Të shumtë kanë qenë edhe emra nga politika që kanë treguar mirënjohje dhe kanë ndarë urimet e përzemërta për Kosovën.

Ndër to, edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Në rrjetin e tij social 'Instagram' ai ju ka shprehur mirënjohje dhe lavdi dëshmorëvë dhe udhëheqësve të Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

“Rroftë Kosova!

23 vite më parë Kosova u clirua nga pushtimi Serb.

NATO marshoi në Prishtinë dhe gjithë Kosovën, duke i dhënë shpresë një shteti të Ri drejt pavarësisë.

Lavdi dëshmorve dhe udhëheqësve të Kosovës, Adem Jasharit, Ibrahim Rrugovës, Hashim Thacit, Ramush Haradinaj, Adem Demaci, Ukshin Hoti, Fatmir Limaj, Kadri Veseli e mijëra të tjerë, që rranë në betejë dhe ndërtuan shtetin e Kosovës.

Mirënjohje pa fund Presidentit Clinton, Sekretares Ollbrajt, Hollbruk, Tony Bleair të cilët udhëhoqën NATOn në Kosovë, Falenderim Presidentit George Ë. Bush që mbështeti pavarësinë, Presidentit George H Bush që vendosi vijat e kuqe për Milosevicin, respekte dhe mirenjohje për Senatorin Bob Dole.

Sot përgjegjësitë janë më të mëdha, kundërshtarët më të fuqishëm dhe më të rrezikshëm.

Tirana dhe Prishtina kanë detyrim bashkëpunimin në emër të Kombit i cili është më i madh se cdo kryeministër dhe qeveri."

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fatmir Mediu (@fatmir_mediu)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco