Pacolli për Ditën e Çlirimit: Shpresojmë që vitin tjetër ta festojmë me ata që po mbahen në Hagë

Pacolli për Ditën e Çlirimit: Shpresojmë që vitin tjetër ta festojmë me ata që po mbahen në Hagë

18:50, 12/06/2022

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar Ditën e Çlirimit duke shpresuar që përvjetorin tjetër ta festojmë së bashku edhe me ish luftëtarët e UÇK-së që sot padrejtësisht gjenden në Hagë.

Ai thotë se në këtë ditë të madhe për vendin kujtojmë sakrificën e dëshmorëve dhe atyre që u flijuan për këtë vend.

Postimi i plotë:

URIME KOSOVE!!

Seicili pervjetor i çlirimit të Kosovës na kujton sakrificën e madhe të popullit tonë për liri. Në këtë ditë të madhe për vendin, kujtojmë sakrificën e dëshmorëve dhe atyre që u flijuan për këtë vend dhe njëkohësisht duke shprehur falenderimin e thellë për botën demokratike me në krye SHBA-në që ndalën shfarosjen e një populli të tërë. Duke u uruar qytetarët e Kosovës për këtë ditë historike, lus zotin që përvjetorin tjetër ta festojmë së bashku edhe me ish luftëtarët e UÇK-së që sot padrejtësisht gjenden në Hagë.

Gëzuar!


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco