Konfirmohet vizita e kancelarit Sholz në Kosovë më 10 qershor

Konfirmohet vizita e kancelarit Sholz në Kosovë më 10 qershor

15:52, 03/06/2022

Javën e ardhshme, kancelari Olaf Scholz do të arrijë në një vizitë dyditore në Ballkanin Perëndimor, Greqi dhe Bullgari, u konfirmua në Berlin.

Ndalesat e para në turneun dyditor të Olaf Scholzit në Ballkan do të jenë Kosova dhe Serbia më 10 qershor. Sipas zëdhënësit të kancelarit gjerman, Wolfgang Bichner, ndër të tjera është planifikuar një vizitë në trupat gjermane të KFOR-it në Kosovë.

Më pas, Scholz do të shkojë në Selanik, me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ku do të bashkohet në mbrëmje me përfaqësues të vendeve të nismës rajonale “Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP)”.

Të nesërmen, më 11 qershor, kancelari gjermane niset për në Maqedoninë e Veriut dhe më pas për në Bullgari.

Sipas një deklarate nga zyra e kancelarit, fokusi i udhëtimeve të Olaf Scholz do të jetë perspektiva e BE-së e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe. Përveç kësaj, shtohet, tema qendrore do të jetë reagimi i mëtejshëm i përbashkët ndaj luftës së agresionit rus kundër Ukrainës.

Siç thuhet në faqen zyrtare të zyrës së kancelarit gjermane, më shumë detaje rreth programit të udhëtimit do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco