Lirohen 10 zyrtarët e dyshuar në rastin “Pika 1”

Lirohen 10 zyrtarët e dyshuar në rastin “Pika 1”

15:24, 03/06/2022

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga arresti shtëpiak 10 zyrtarët e dyshuar në rastin “Pika 1”.

Gazeta Insajderi ka mësuar se masa i është ndërprerë: Artan Thaqi, Agron Bejtullahu, Benon Këpuska, Kreshnik Arllati, Sami Hajdari, Uran Mati, Afrim Deda, Avdi Perolli, Mehmet Manxhuka e Shaqir Krasniqi.

Të njëjtit dyshoheshin për veprat penale, pjesëmarrje dhe organizim i grupit kriminal të organizuar, blerje dhe posedim dhe shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, marrje ryshfeti si dhe ushtrim i ndikimit e kontrabandim me mallra.

Vendimi është marrë me 25 maj.

Dhjetë zyrtarëve iu ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak nga 13.04.2022 e që ishte e paraparë të mbahej deri më 14 qershor 2022.

Kujtojmë se të hënën e 14 marsit u arrestuan 50 zyrtarë të shtetit. Komandantë, togerë, policë e doganier. Shërbenin në dy pikat kufitare me Shqipërinë. Qafë Morinë e Qafë Prushi.

48 policët e 2 doganierët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ata vepronin kryesisht duke marrë ryshfet përmes shallterit në kufi, ky kryesisht qytetarët i fusnin paratë e ryshfetit në dokumente. Polici pastaj i merrte ato, i fuste në ndonjë letër në tavolinë, por më shpesh nën këmbë në karrige, për ti futur pastaj nëpër xhepa pasi ngriteshin nga karrigeje.

Dosja që e kishte InDoks zbulonte se ryshfeti që këta policë kanë marrë nis prej 5 eurove e deri në 400 euro në raste të veçanta. Ose në disa raste, siç zbulojnë përgjimet, ishin diskutuar ryshfete deri në veturë golf 6 për ta kaluar pa kontroll një mall që vlente deri në 300 mijë euro vlerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco