Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë, paguhet rreth 2 mijë euro më shumë për pushimin e lehonisë

Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë, paguhet rreth 2 mijë euro më shumë për pushimin e lehonisë

15:00, 03/06/2022

Ndonëse Ligji i Punës e përcakton se gjashtë muajt e parë të pushimit të lehonisë pagesa të bëhen nga punëdhënësi me kompenzim 70 për qind të pagës bazë, Ministra e Shëndetësisë ia kishte paguar të gjithë pushmin e lehonisë një zyrtareje të këtij dikasteri

Zyrtarja e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë periudhës sa kishte qenë në pushim të lehonisë ishte paguar plotë 3 mijë 811 euro nga buxheti i shtetit.

Ndonëse, Ministria është dashur të paguan vetëm 1 mijë e 980 euro. Nga ky dikaster zyrtarja ka përfituar 1 mijë e 831 euro më shumë.

Kështu, Ministira nuk i kishte bërë fare ndalesat e pushimit të lehonisë, ndalesën e shujtës dhe shtesës për Covid 19.

Kështu bën të ditur Zyra Kombëtare e Auditimit, në raportin e saj financiar të Ministrisë së Shëndetësisë, për vitin 2021.

“Në një rast kemi identifikuar se Ministria kishte bërë kompensim në shumën totale të pagës bazë duke mos aplikuar ndalesën e pushimit të lehonisë, ndalesën e shujtës dhe shtesës për covid 19. Vlera bruto e pagesës për periudhën sa ka qenë në pushim të lehonisë ishte 3,811€, ndërsa vlera që duhej paguar ishte 1,980€. Shuma e tejkaluar është prej 1,831€”, thuhet në raportin e auditorit.

Sipas arsyetimit të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo kishte ndodhur si rezultat i numrit të madh të specializantëve dhe mungesës së kontrolleve për specializantët nga ana e zyrtarëve përgjegjes të ministrisë.

Auditori i rekomandon këtij institucioni të ndërmerr të gjitha veprimet për të siguruar monitorim të vazhdueshëm të punonjësve/specializantëve ashtu siç parashihet me aktet ligjore.

“Ministri duhet të ndërmerr të gjitha veprimet për të siguruar monitorim të vazhdueshëm të punonjësve/specializantëve ashtu siç parashihet me aktet ligjore. Në rastet e tejkalimeve duhet të aplikohet ndalesa në pagë për të korigjuar dhe evituar dëmtimin e buxhetit për vlerën e tejkaluar”, thuhet në raportin e auditorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco