Kurti flet hapur për ‘Ballkanin e Hapur’

Kurti flet hapur për ‘Ballkanin e Hapur’

14:50, 03/06/2022

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në një panel të diskutimit në kuadër të forumit ‘GLOBSEC’ në Sllovaki. Të ftuar tjerë në panel ishin Emisari i BE’së, Lajcak, presidenti malazez Djukanovic, kryeministri maqedonas Kovacevski dhe emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Kryeministri Kurti në fjalën e tij tha se fatkeqësisht Serbia thotë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe nuk i pranon krimet që i ka bërë në Kosovë.

“Në procesin e bisedimeve me Serbinë kam qenë i angazhuar dhe konstruktiv neve na nevojitet një dialog parimor mes dy palëve të barabarta për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve që ka në qendër njohjen reciproke. Fatkeqësisht Serbia thotë se nuk e njeh kurrë Kosovën, dhe rrjedhimisht nuk i pranon krimet që i ka bërë në Kosovë. Për të qenë i sinqertë, e dyta na ofendon dhe na lëndon më shumë.  19 shtete demokratike të NATO-s u bashkuan për të ndalur gjenocidin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, ata kishin kundërshtime në shtetet e veta por vepruan”, u shpreh Kurti.

Duke folur për iniciativën e Ballkanit të Hapur, Kurti tha se Kosova është e hapur ndaj Procesit të Berlinit.

“Ballkani Perëndimor 6 është i hapur për NATO-n, për BE-në, për Mbretërinë e Bashkuar. Nuk besoj që duhet të hapemi për ndonjë ndërhyrje verilindore ose lindore. Jemi në rregull me këtë. Dhe mbështetemi shumë te procesi i Berlinit 2.0. tashmë me një nisje të freskët nga kancelari Sholz, e mbështesim iniciativën me vlerat evropiane brenda. dhe BE-ja që të na ndihmojë por jo jashtë BE-së”.

“Dua të them për nga orientimi politika po aq edhe për nga ndjeshmëria politike nuk I besoj atij gurpi politikanësh që besojnë te vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe të jemi anëtarë sa më shpejtë që është e mundur”.

Kurti tha se është e qartë që Serbia e kishte eksploatuar frustrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut lidhur me negociatat për hyrje në BE, duke e hartuar planin për Ballkanin e Hapur.

“Kur ishte e qartë që negociatat nuk do të hapeshin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në tetor të vit 2019, presidenti i Serbisë e kishte nisur këtë iniciativë, unë besoj, duke e eksploatuar frustrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe e dimë shumë mirë që Serbia është shumë në marrëdhënie më të mira me federatën e Rusisë dhe Kinën se sa me ShBA-në”, tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco