Serbisë apo Rusisë? Kujt i shërbeu deklarata e tij se në Kosovë janë rritur incidentet ndër-etnike

Serbisë apo Rusisë? Kujt i shërbeu deklarata e tij se në Kosovë janë rritur incidentet ndër-etnike

14:43, 03/06/2022

Tomáš Szunyog, ambasadori i BE-së në Kosovë para pak ditësh u bë një dorë mbështetëse e mediave serbe. Ai tha se në Kosovë janë shtuar incidentet ndër-etnike. Kurse sot, disa ditë pas kësaj deklarate i njëjti ambasador u mundua që të kamuflohet në arsyetimin e fjalëve që Serbia i shfrytëzoi në maksimum, për ta luajtur viktimën para BE-së dhe botës.pa thënë asgjë, ambasadori fajin për rritjen e dhunës tha se e ka fukarallëku dhe pandemia.  

Një deklaratë e para dy ditëve e ambasadorit të BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog, detyroi edhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmani të reagojë.

Szunyog pas një vizite që pati në një fshat me shumicë serbe në Vushtrri, pa u bazuar në asnjë fakt, tha se janë shtuar incidentet ndër-etnike.

 Deklaratën e bëri në një cicërimë në Tëitterin e tij.

“Gjatë qëndrimit në Vushtrri së bashku me kryetarin Idrizi vizitova fshatin Gojbulë për të biseduar me popullatën lokale të serbëve të Kosovës. Incidentet ndër-etnike kanë qenë të rralla në Vushtrri deri në pandemi, por janë shtuar që nga atëherë dhe duhet të adresohen. BE-ja qëndron për të drejta të barabarta”, ka shkruar Szunyog.

E pikërisht sot, po i njëjti ambasador pas një aktiviteti që pati në Prishtinë, dha arsyetimin e tij për këtë deklarate pas së cilës reagoi edhe presidentja Osmani.

I ra ‘kah Kina’ për të dhënë një përgjigje si arsyetim.

Arsyeja e deklaratës është se ne 2-3 vitet e fundit kemi vërejtur rritje te numrit te incidenteve te sigurisë, kryesisht për shkak të restrikcioneve të COVID-19 dhe krizës ekonomike që ka prekur gjithë Kosovën dhe ne besojmë që kjo duhet të adresohet me punën e mirë të policisë. Gjithashtu duhet të adresohet nga akviteti i niveleve të ndryshme të qeverisjes, duke filluar nga komunat dhe qeveria qendrore. Kjo pra është baza e deklaratës”.

Arsyetimi I tij ishte sa për sy e faqe. Por deklarata e parë kur ambasadori tha se në Kosovë janë rritur incidentet ndër-etnike, u shfrytëzua nga Serbia e cila në rolin e viktimës, paraqiti siç pretendonin ata jetën e vështirë që serbët e mbetur në Kosovë po e bëjnë.

Por ishte presidentja Vjosa Osmani e cila I demantoj me rend fjalët e ambasadorit të BE-së në Kosovë. Ditë më parë, gjatë një vizite sot në Pejë ka deklaruar se në Kosovë nuk ka rritje të incidenteve ndër-etnike.

Osmani tha se pas deklarimit të djeshëm të shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog se në pjesën e Vushtrrisë pas pandemisë janë shtuar incidentet ndër-etnike, ka kërkuar informacione nga institucionet e sigurisë dhe përgjigjja e tyre ka qenë se nuk ka një gjë të tillë.

hefja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani tha që askush mos të ngutet të bëjë kualifikime të pakonfirmuara nga institucionet e sigurisë pasi e dëmtojnë imazhin e shtetit.

“Pas kësaj deklaratë të zotëri Szunyog unë përsëri kam kontaktuar me institucionet tona të sigurisë, të cilat në fakt kanë konfirmuar se nuk ka rritje të incidenteve ndëretnike, ka qenë rast në atë rajon në vitin 2020 të cilin Policia e Kosovës nuk e ka kualifikuar si incident ndëretnik, sepse nuk ka pasur të bëjë me etninë qoftë të viktimës, qoftë të personave qe e kanë kryer sulmin. Këto janë informata që vijnë nga institucionet e sigurisë së Kosovës në radhë të parë nga njerëzit që janë tërë ditën në terren dhe që e kanë obligim dhe mandat kushtetues që të mbrojnë qytetarët tanë dhe të merren me sigurinë. Përgjigjja e tyre është se nuk ka rritje të incidenteve ndëretnike. Natyrisht, është përkushtim i yni si institucione qendrore dhe lokale që të bëjmë çmos që niveli i incidenteve ndëretnike të bie në zero nga 0.03 për qind që është nga raporti i fundit i institucioneve të sigurisë… Është me rëndësi që askush të mos ngutet të bëjë kualifikime, të cilët nuk janë të konfirmuara nga institucionet e sigurisë, sepse kjo e dëmton edhe imazhin e shtetit tonë, por edhe dëmton përpjekjet tona për një Kosovë ku të gjithë qytetarët ndihen të barabartë, të sigurt dhe me të drejta të realizuara ashtu siç e parasheh Kushtetua”, tha ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco