Hakuran Murati flet me shifra, lavdërohet për financat publike

Hakuran Murati flet me shifra, lavdërohet për financat publike

14:38, 03/06/2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë  se viti 2021 është mbyllur me deficit buxhetor, teksa sipas tij është stabilizuar edhe borxhi publik.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka deklaruar se “Financat publike kthehen në binarë”.

“Përkundër krizave globale si pandemia e inflacioni, vitin 2021 e kemi mbyllur me deficit buxhetor prej vetëm 104 milionë euro, që paraqet një përmirësim enorm krahasuar me deficitin e vitit 2020, që ishte 513 milionë euro. Gjithashtu, kemi stabilizuar borxhin publik, e madje kemi shënuar edhe rënie për sa i përket nivelit të borxhit në raport me Bruto Prodhimin e Brendshëm, sepse ekonomia është rritur me ritëm më të shpejtë sesa që është rritur niveli i borxhit. Në figurën më poshtë mund të vëreni ecurinë e borxhit publik që ishte projektuar para se ne të merrnim mandatin, shënuar me linjën e kuqe. Linja e gjelbër ndërkaq e tregon një projeksion krejtësisht tjetër të borxhit publik vetëm pas një viti qeverisje. Dallimi është qindra milionë euro më pak borxhe”, ka shkruar ai.

Ministri Murati ka shtuar se kanë edhe shumë sfida para vetës, por që siç thotë ai, po punojnë që t’i adresojnë të gjitha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco