Dështimi i luftës në Ukrainë, i ha kokën zyrtarit të lartë të inteligjencës ruse, dërgohet në burgun famëkeq

Dështimi i luftës në Ukrainë, i ha kokën zyrtarit të lartë të inteligjencës ruse, dërgohet në burgun famëkeq

12:44, 11/04/2022

Një zyrtar i lartë i inteligjencës ruse është transferuar në një burg të sigurisë së lartë në Moskë, teksa Vladimir Putin po pastron shërbimet e tij sekrete për pushtimin e dështuar në Ukrainë, thonë raportet.

Gjeneral-koloneli Sergei Beseda, 68 vjeç, kreu i Shërbimit të 5-të të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), më parë ishte në arrest shtëpie.

Ai tani është vendosur në paraburgim në burgun famëkeq Lefortovo dhe do të përballet me akuza të mëdha për dështimin e inteligjencës ruse, vazhdon raporti.

Kjo masë e Besedas shihet një paralajmërim për ndihmësit e tjerë të Putinit të cilët priten të akuzohen për numrin e madh të vdekjeve të ushtarëve rus në Ukrainë.

Rasti i Besedës po hetohet nga Departamenti Hetimor Ushtarak i Komitetit Hetimor shkruan media britanike Mirror.

Zyrtari që ishte përgjegjës për inteligjencën e FSB-së dhe përmbysjen politike në ish-BRSS, kishte qenë në një udhëtim në Ukrainë pak para se të arrestohej.

Muajin e kaluar Putini shkarkoi edhe zëvendëskryetarin e Gardës Kombëtare Ruse.

Beseda ka qenë një zyrtar i besuar për një kohë të gjatë i shërbimeve sekrete të Putinit dhe ishte në rolin e tij si kreu i shërbimit të 5-të të FSB-së që nga viti 2009.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco