'Qeveria ka dështuar në tri fusha, opozita nuk është e gatshme për zgjedhje të reja'

'Qeveria ka dështuar në tri fusha, opozita nuk është e gatshme për zgjedhje të reja'

11:57, 11/04/2022

Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, thotë se vendi nuk është i gatshëm për zgjedhje të reja, marr parasyshë rreziqet e sigurisë sidomos në kontinentin e Evropës.

Arifi  duke komentuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja, thotë se pavarësisht që qeveria ka dështuar të menaxhoj në mënyrë pozitive aspektet e energjisë, politikës së jashtme dhe situatën ekonomike, opozita nuk është e gatshme për zgjedhje të reja.

“Në çdo vend në gjendje normale kur një qeveri dështon të menaxhoj në mënyrë pozitive aspektet e energjisë, politikës së jashtme dhe situatën ekonomike normalisht që vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje, por duke parë rreziqet e sigurisë sidomos në kontinentin e Evropës mendoj që për momentin vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje sepse kërcënimet nga jashtë janë shumë më të mëdha. Sa i përket asaj se a ka gjasa  të shkoj vendi në zgjedhje të reja, nuk besoj përshkak të rreziqeve që i përmenda edhe pse qeveria realisht ka dështuar në ato tri komponente  shumë të rëndësishme të menaxhimit të shtetit, prap se prap mendoj që qevera është stabile sa i përket fuqisë politike dhe në parlament kështuqë nuk besoj që edhe opozita është e gatshme për zgjedhje të reja, pa marr parasysh që i kërkon”, thotë ai.

Ndërsa, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, duke komentuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja, ka ironizuar duke thënë se këta të fundit kanë shumë dëshira, por që kjo punë nuk don koment.

Basha kërkesën e opozites për zgjedhje e ka cilësuar si shaka, duke thënë se këto humore opozita është dashur t’i bëjë me 1 prill, për çka thekson se tani nuk i merr askush seriozisht.

“A po kanë qejf zgjedhje opozita a ? Kanë shumë dëshira ata vallahi, po s’ka koment kjo punë. Tregoj opozites që nuk është 1 prilli, këto humore është dashur t’i bëjnë me 1 prill, jo sot se nuk i merr askush seriozisht”, deklaron Basha.

Ndryshe,vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja. Çdo vonesë në këtë drejtim e rëndon gjendjen politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Qeveria duhet ta japë dorëheqjen. Janë disa nga deklaratat e opozitës për qeverinë Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco