Vaki kosovare: Sot festohet për të shtunën

Vaki kosovare: Sot festohet për të shtunën

09:22, 11/04/2022

Institucionet publike sot (e hënë) janë në dry. Ato sot nuk punojnë, pasi festojnë Ditën e Kushtetutës, që u shënua të shtunën.

Por meqë e shtuna si ditë vikendi edhe ashtu ishte pushim, sipas Ligjit për festat, pushimi u bart për të hënën.

Në fakt, kjo praktikë që të pushohet në ditën e radhës të punës nëse festa zyrtare bie në ditë vikendi, ka vite që është kritikuar e është bërë thirrje për ndryshim.

Vetëm gjatë prillit tri festa do të bien në vikend dhe do të festohen me mospunë të hënën e radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco