Vaksinimi i komuniteteve Rom Ashkali dhe Egjiptian mbetet i ulët

Vaksinimi i komuniteteve Rom Ashkali dhe Egjiptian mbetet i ulët

07:36, 11/04/2022
Vaksinimi i komuniteteve Rom Ashkali dhe Egjiptian për Covid-19 mbetet i ulët. Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e vaksinimit qytetarë të këtyre komuniteteve dhe organizata në vend janë angazhuar në 12 komuna të Kosovës duke realizuar vizita shtëpi në shtëpi. Halli i vetëm i qytetarëve të komuniteteve Rom Ashkali e Egjiptian është mbijetesa, duke lënë anash edhe shëndetin. Ata nuk shprehën interesim as për vaksinim kundër Covid-19 në mungesë të informatave të sigurta. Për këtë qëllim organizatat në bashkëpunim me vullnetarët nga këto komunitete do të vizitojnë familjet për t’i bindur se vaksinimi nuk është i dëmshëm. “Kanë qenë 4 anëtarë të një familje të pavaksinuar dhe dy mysafir të cilët ishin vaksinuar dhe ne e kishim më të lehtë me i bind që ti dërgojmë për vaksinim,po duhet të shkojmë nëpër shtëpi e me i bind, sepse nuk kanë pas as informata”, ka thënë Gani Elshani, Vullnetar. “Ne me qëllim nuk kemi shpërnda as broshura se shumë prej tyre nuk dinë as shkrim e lexim për këtë arsye kemi me shkuar nëpër shtëpi”, ka thënë Artan Asllani,trajner. Muhamet Arifi, Drejtor i Balkan Sunflowers, ka thënë se vullnetarët janë përzgjedh nga komunitetet sepse ata më mirë e kuptojnë njëri tjetrin. Edhe besimin e kanë më të madh ndaj njëri tjetrit si dhe e kanë dëshirën më të madhe për me i ndihmuar komunitetit të vet. Aktivitete të tilla që nisën vitin e kaluar kanë rrit numrin e personave që u vaksinuan por  por jo mjaftueshëm. “Nuk jemi të lumtur sepse nuk kemi arrit as 50 % të imunizohen por prapë është mirë sepse pot të mos ishin këto aktivitete do të ishte numri edhe më i vogël”, ka shtuar Arifi. Projekti me qëllim ngritjen e vetëdijes për qytetarët në përgjithësi e komuniteteve në veçanti do të vazhdoj në mënyrë që të arrihet sa më shumë shtrirje e qasjes në informata dhe në shërbime shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco