Kurti i bashkohet kampanjës botërore: 'Ngrihuni për Ukrainën'

Kurti i bashkohet kampanjës botërore: 'Ngrihuni për Ukrainën'

21:42, 10/04/2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i është bashkuar kampanjës botërore “Ngrihuni për Ukrainën”.

Përmes një video të publikuar në gjuhën angleze, Kurti tha se Kosova i është bashkuar frontit demokratik, duke i rreshtuar sanksionet ndaj Rusisë. Kurti theksoi se “teksa pushtimi i pajustifikueshëm rus ndaj Ukrainës dhe popullit të saj vazhdon, imazhet që shikojmë na bëjnë të kuptojmë, rëndësinë e jashtëzakonshme të unitetit dhe solidaritetit evropian”.

“Teka BE-ja dhe perëndimi në përgjithësi janë përgjigjur në mënyrë të unifikuar edhe Kosova i është bashkuar frontit demokratik duke i rreshtuar sanksionet ndaj Federatës Ruse”, tha Kurti. Poashtu kryeministri Kurti tregoi për gatishmërinë e shtetit të Kosovës për t’i strehuar refugjatët ukrainas. Kurti me këtë rast foli edhe për ndarjen e fondeve në aspektin humanitar.

“Për t’i dalë në ndihmë Ukrainës, u zotuam se do t’i strehojmë 5 mijë refugjatë. Po ashtu kemi ndarë fonde si ndihmë humanitare për Ukrainën, si dhe një fond specifik për të mirëpritur 20 gazetarë ukrainas dhe t’i sigurojmë atyre kushte jetese dhe pune në Kosovë”, shtoi Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco