Presidentja thotë se raportet me Kurtin i ka të shkëlqyeshme

Presidentja thotë se raportet me Kurtin i ka të shkëlqyeshme

20:52, 10/04/2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zgjedhur Instagramin për t’iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.

Gjatë orëve të fundit, ajo i është përgjigjur disa prej pyetjeve dhe po vazhdon të përgjigjet.

Një prej pyetjeve të qytetarëve për presidenten Osmani, ishte edhe ajo për raportet e saj me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Çfarë janë raportet mes jush dhe Kryeministrit? Të mira, shumë të mira apo të shkëlqyeshme?”, ka qenë pyetja që një qytetar i ka bërë presidentes Osmani.

E presidentja, është përgjigjur shkurt.

“Të shkëlqyeshme deri më tani”, ka shkruar ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco