68-vjeçarja vdes në rrethana të panjohura në Prishtinë

68-vjeçarja vdes në rrethana të panjohura në Prishtinë

20:00, 10/04/2022

Një grua e moshës 68-vjeçare ka ndërruar jetë në Prishtinë.

Në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, një grua e moshës 68-vjeçare ka ndërruar jetë në mesditën e sotme në rrethana të panjohura.

Siç mësohet, Policia kishte pranuar informatën për një person në gjendje të rëndë shëndetësore në këtë lokacion.

Pas kësaj, Policia menjëherë së bashku me ekipin e emergjencës kishin shkuar në këtë rrugë, ku mjeku kujdestar më pas e kishte konstatuar vdekjen e 68-vjeçares.

Sipas të dhënave që ka siguruar Demokracia.com, e ndjera kishte pasur probleme me diabet. Ekipet e hetimeve dhe forenzikës sot janë parë edhe në vendin e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco