Kërkohet shkarkimi i kryetares së Preshevës, Kurti fton në takim liderët politikë

Kërkohet shkarkimi i kryetares së Preshevës, Kurti fton në takim liderët politikë

19:23, 10/04/2022

Kryeministri Kurti ka ftuar në takim liderët politikë të Luginës së Preshevës nesër në ora 8:00.

Paraprakisht duke mos dhënë asnjë arsye Kryetari i Kuvendit të Preshevës, Sami Salihu për nesër në ora 10:00 kishte thirrur seancë për shkarkimin e kryetares aktuale Ardita Sinani.

Të ftuar janë të gjithë liderët lokal përfshirë edhe kryetarin e APN-së, Shqiprim Arifi i cili kishte bojkotuar dy takimet e fundit me kryeministrin Kurti.

Ky i fundit njëherit ishte inicues i grumbullimit të nënshkrimeve nga asamblistët e partisë që drejton për shkarkimin e Ardita Sinanit.

Kjo e fundit sot përmes një postimi në Facebook konfirmoi se nesër nga ora 08:00 e mëngjesit ka takim me kryeministrin Albin Kurti dhe nuk mund të jetë prezent në seancë, çka kërkoi shtyrjen e saj për një kohë më të përshtatshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco