Edhe lista 'Guxo' merr hise në Trepçë (Fakte)

Edhe lista 'Guxo' merr hise në Trepçë (Fakte)

09:41, 03/02/2022

Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin e ri të ndërmarrjes “Trepça” pasi bordit të përkohshëm ka kohë që i ka skaduar mandati.

Bahri Hyseni do të jetë kryesues i këtij bordi gjersa anëtarët tjerë do të jenë Ibrahim Krasniqi, Muharrem Peci, Bujar Bilalli dhe Xhevdet Tahiri.

Njëri nga të zgjedhurit në këtë pozitë, Xhevdet Tahiri, ka lidhje familjare me ish kandidatin për asamble të Mitrovicës nga lista e përbashkët VV – Guxo, Avni Tahirin.Image

Xhevdet Tahiri është djali i axhës së Avni Tahirit, anëtar i listës Guxo që në zgjedhjet e fundit lokale garoi bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Anëtari i ri i Bordit të Trepçës shihet në fotografi të shumta me kandidatin për asamblist.Image

Madje në postimet e tij shihet edhe momenti ku ka pritur në ambientet e Trepçës familjarët e tij që siç i ka quajtur “vllaznillaku” e ku shihet edhe anëtari i listës Guxo, Avni Tahiri.

Kjo fotografi është bërë në kohën kur Xhevdet Tahiri ushtroi pozitën e kryeshefit në ndërmarrjen “Trepça” për pak kohë.Image

Por si duket vardisjen politike Xhevdet Tahiri e ka pasur pasion të hershëm, pasi më herët shihet t’i ketë shpërndarë postimet e “të fortëve” të PDK-së, Kadri Veselit dhe deputetes Sala Berisha Shala.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco