Supermarketet vendosin kamera për të gjetur moshën e blerësve të alkoolit

Supermarketet vendosin kamera për të gjetur moshën e blerësve të alkoolit

09:07, 03/02/2022

Zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar testimin e një sistemi të automatizuar të verifikimit të moshës, të atyre që blejnë alkool.

Gjatë testimit do të përdoren kamera që mund të vlerësojnë moshën e çdo klienti. Kamerat  janë pjesë e një testi të teknologjive të Home Office për të ndihmuar në shitjen e alkoolit.

Rrjetet e supermarketeve Asda, Co-op dhe Morrisons po instalojnë sistemin në disa dyqane. E njëjta teknologji përdoret tashmë në dyqanin pa arka të rrjetit të supermarketeve Aldi në Londër.

Nëse klientët pranojnë, kamera do të gjejë moshën e tyre, duke përdorur algoritme të trajnuara në një bazë të dhënash të fytyrave anonime, raporton BBC. Nëse janë nën 25 vjeç, ata do të duhet t’i tregojnë një kartë identiteti një anëtari të stafit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco