Godet gruan me çekiç dhe i këput veshin me dhëmbë/ Arrestohet shqiptari në Itali

Godet gruan me çekiç dhe i këput veshin me dhëmbë/ Arrestohet shqiptari në Itali

13:03, 21/05/2024

Në prangat e policisë italiane ka rënë një 55-vjeçar shqiptar, pasi më 25 prill goditi me çekiç bashkëshorten dhe i këputi veshin me dhëmbë.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në San Mauro Pascoli.

55-vjeçari ka pritur që vajza e tij më e vogël të largohej nga shtëpia, më pas nën një moment xhelozie, mori një çekiç dhe goditi gruan e tij në kokë dhe fytyrë.

Mësohet se në përpjekje për të fshehur ulërimat e bashkëshortes, ai ka ngritur volumin e televizorit.

Në momentin që bashkëshortja tentoi të rezistonte, 55-vjeçari e kafshoi në vesh duke i shkëputur edhe një pjesë të tij.

Në fund ai ka tentuar edhe të mbysë, por gruaja e plagosur dhe thuajse pa ndjenja, arriti të shpëtonte dhe kërkoi ndihmë nga fqinjët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco