Raportimi i Lajçak në Twitter: Deklarata për Kurtin e zbehtë, për takimin me Vuçiq shkruan fjalë të mëdha

Raportimi i Lajçak në Twitter: Deklarata për Kurtin e zbehtë, për takimin me Vuçiq shkruan fjalë të mëdha

09:00, 03/02/2022

Ndryshe prej takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku pati të pranishëm edhe persona të tjerë, emisari evropian, Mirsolav Lajçak ka diskutuar ndaras me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Madje, bisedën me këtë të fundit e quajti shumë konstruktive dhe thelbësore.

Diplomati evropian, Mirsolav Lajçak ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me Aleksandar Vuçiqin, derisa ka shpërndarë një foto në llogarinë e tij në Twitter, ku shihet bashkë me presidentin serb.

“Sapo përfundova një diskutim konstruktiv dhe thelbësor me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, në Beograd për rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak.

Por fjalë kaq të mira Lajçak nuk pati edhe për takimin me Albin Kurtin. Me këtë të fundit, tha se i diskutoi mënyrat e mira për ta çuar përpara dialogun me Serbinë.

“Në takimin tonë të përbashkët BE-SHBA me Kryeministrin e Kosovës @albinkurti, diskutuam mënyrat më të mira se si të çojmë përpara Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2022”, ka thënë Lajçak disa ditë më parë, kur edhe u takua me Kurtin.

Sidoqoftë, Lajçak nuk u pa me Kurtin ndamas siç bëri me Vuçiqin. Përveç emisarit të BE-së, në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Kurti në anën tjetër, ishte i shoqëruar nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Lajçak e Escobar nuk e takuan dy herë Kurtin gjatë vizitës së tyre tre ditore në Kosovë, ashtu siç bënë me presidenten Vjosa Osmani.

Temë kryesore e takimeve që ndodhen mes liderëve kosovarë dhe diplomatëve të lartë perëndimorë, ka qenë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Këta të fundit, kanë kërkuar që të implementohet marrëveshja për këtë çështje, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ndërkaq, siç duket i ka ndryshuar qëndrimet pas këtyre takimeve. Para se të vinte në pushtet, si dhe para diskutimeve me emisarët e lartë, kishte thënë se nuk do ta respektojë asnjëherë këtë marrëveshje.

Megjithatë, pas takimeve ai ka deklaruar se Kosova nuk i frikësohet Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco