MPJ:Kosova do të fillojë me blerjen e objekteve të ambasadave

MPJ:Kosova do të fillojë me blerjen e objekteve të ambasadave

12:24, 31/01/2022

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se janë duke punuar sa më shumë për politikën e jashtme të Kosovës.

Ajo, në një bashkëbisedim në Lëvizjen Fol, ka theksuar se janë duke punuar në hapjen e misioneve të reja diplomatike.

“Nuk po tregoj ku saktë, por e kemi në plan përhapjen e misioneve të reja diplomatike”, ka thënë Gashi.

Ajo tutje ka deklaruar se Kosova për herë të parë do të blejë objektet e ambasadave.

“Për herë të parë ka filluar Kosova blerjen e ambasadave në këto raste, ishte dashtë ato të blehen qysh nga viti 2008. Deri tani kemi paguar qira marramendëse që e kanë dëmtuar buxhetin e vendit”,ka thënë Gashi, 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco