Meta: Pas Konventës do kemi një parti tjetër. Kryemadhin nuk e kam larguar

Meta: Pas Konventës do kemi një parti tjetër. Kryemadhin nuk e kam larguar

10:52, 27/04/2024

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vlerësuar një anëtare të kësaj strukture politike, Eriseldën, duke thënë se punon më shumë se 20 burra.

“Sikur të gjithë të punojë si kjo grua, që punon sa 20 burra, që presin të marrin poste sikur do të bien nga qielli”, tha ai.

Ilir Meta u shpreh se pas Konventës së kësaj të shtune, Partia e Lirisë do të jetë një tjetër parti. Ai tha se nuk e ka përjashtuar Monika Kryemadhin, pasi sipas tij ajo është deputete, ka 20 mijë vota, madje më shumë se Luçiano Boçi, tha ai.

“Kryemadhi po largohet me keqardhje? Kush e ka gënjyer Monikën, si largohet Monika?! Monika është deputete dhe mund të zgjidhet sa herë që dëshiron. Unë besoj se i ka mbi 20 mijë vota, dyfishin e atyre që ka Luçiano Boçi.

Do i japim fund nepotizmit sepse ai e solli në atë situatë që ndihmoi mafien që të kapë të gjitha pushtetet. Kjo nuk është konventë kundër Monikës por 5 prioritetet. Ka punë për të tërë por nuk ka profesionistë thotë ai torollaku, i mori vulën doktorit, do t’ia marrë edhe partisë së Lirisë ai. Jemi në këtë situatë sepse janë 500 lidhje nepotike në dogana dhe dogana.

Monika Kryemadhi është më e mbrojtura nga neni për nepotizimin, pasi duke qenë kryetare e partisë dhe deputete sot dhe ndoshta nesër është automatikisht anëtare e komitetit drejtues. Në kryesi jemi të dy të barabartë. Tani më dëgjoni meqë keni hallin e Monikës ju: nuk dinte Stalini t’i shpëtonte jetën djalit të tij që e morën peng gjermanët? Lexoni, çfarë i tha. Nuk ka lidhje me Kryemadhin”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco