75 vjetori themelimit të KiE, Kurti: Kosova i plotëson kriteret

75 vjetori themelimit të KiE, Kurti: Kosova i plotëson kriteret

07:21, 06/05/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 75- vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës, ka kujtuar këtë si një nga organizatat kryesore për të drejtat e njeriut në Evropë.

Kurti, përmes një postimi në platformën, X,  tha se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim dhe kjo nënkupton forcën e demokracisë sonë dhe sundimin e ligjit.

Sot, 75 vjet më parë, u themelua Këshilli i Evropës organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut. Ky vit shënon njohjen e Kosovës si një vend që plotëson kriteret për t’u bashkuar, duke nënkuptuar forcën e demokracisë sonë, sundimin e ligjit dhe përgjegjësinë tonë të përbashkët ndaj të drejtave të njeriut”, ka shkruar Kurti në X.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco